Lamine Jamal ka bërë bujë në media pasi theu një rekord klubi për shitjen e fanellave, pas një serie mbresëlënëse me Barcelonën.

Sipas Migel Riko, fanella Nike e Jamal është bërë fanella më e shitur për një ditë të vetme në historinë e klubit. Shitjet gjeneruan një shumë marramendëse prej 2.1 milionë dollarësh në pak më shumë se 24 orë.

Rritja e popullaritetit vjen ndërsa talenti 17-vjeçar vazhdon të fitojë famë te Barcelona duke u bërë një figurë kyçe komerciale për klubin katalanas.

Performancat dhe rritja e Yamalit e kanë bërë atë një ikonë, dhe klubi tani kërkon të maksimizojë potencialin e tij si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Pavarësisht moshës së tij të re, ai deri më tani ka arritur ta përballojë vëmendjen me pjekuri.

Me rikthimin e tij në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm, klubi parashikon që ndikimi dhe apeli komercial i Jamal do të vazhdojë të rritet.