Nga Maringlen ZHIVANI
Trajneri Fatjon Hasani ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Star Sport”, që transmetohet çdo të hënë në ekranin e Star Plus TV. Hasani u ndal tek ulja në pankinë e Edi Martinit, ku theksoi se ai ishte zgjedhja më e mirë e mundshme për stolin e Vllaznisë në këto momente.
“Kam pasur fatin të luaj me të dhe e kam pasur idhull si çdo i ri. Edi Martini e ka arritur kulmin e pjekurisë. Domethënë, bëri mirë te Teuta dhe është zgjedhja më e mirë e mundshme. Mund të ketë shumë kohë që nuk kemi bërë zgjedhje më të mirë për trajner.
Unë i uroj shumë suksese dhe presim diçka ndryshe. Ka shumë gjëra për të ndryshuar dhe ai i ka mundësitë për t’i ndryshuar. Edi Martini ka bagazh si trajner dhe i ka të gjitha në favorin e tij.
Fryma është e mirë në Shkodër dhe kështu që, besoj se do të bëjë shumë më mirë sesa shumëkush”,-tha trajneri Fatjon Hasani në emisionin “Star Sport”.