Bajern Mynih po ka lon një sezon të mirë, por në sytë e ish-kapitenit Filip Lahm ka ende vend për përmirësim. Ikona e klubit të Mynihut sheh disa dobësi në skuadër që duhen adresuar urgjentisht. Sipas Lahm, skuadrës i mungon ekuilibri mes sulmit dhe mbrojtjes.
“Ekipi po lufton me ekuilibrin e përgjithshëm dhe nuk po funksionon në nivelin më të lartë në të gjitha fushat,” tha ai për “The Athletic”. Mesfusha në veçanti është e ndjeshme ndaj kundërsulmeve dhe nuk mund ta kontrollojë vazhdimisht lojën.
Ai kritikoi gjithashtu ritmin e sulmeve, e cila shpesh ishte shumë e ngadaltë, si dhe mungesën e vendosmërisë në fazën ofensive. Vrapimet në thellësi përdoren shumë rrallë, gjë që e bën lojën sulmuese të parashikueshme.
Ish-kapiteni i Bajernit sheh një problem tjetër në qëndrueshmërinë e skuadrës. Pavarësisht klasit individual, ekipit i mungon aftësia për të dominuar lojën gjatë 90 minutave. “Bavarezët aktualisht nuk janë në një pozicion për të sulmuar dhe mbrojtur në kuadrin e klasit botëror gjatë 90 minutave”, tha Lahm.
Sidomos në ndeshjet e fundit u bë e qartë se skuadra e Mynihut ka pasur vazhdimisht faza të dobëta të papritura dhe kështu i lejon kundërshtarët të rihapin ndeshjet. Përveç mangësive taktike dhe të lojës, Lahm kritikoi edhe qëndrimin mendor të skuadrës. Ai tha se lojtarët nuk veprojnë me përqendrim të plotë në çdo ndeshje.
“Ata nuk e marrin mjaftueshëm seriozisht çdo kundërshtar”, theksoi Lahm. Si shembull, ai përmendi performancat e luhatshme në Bundesligë dhe Ligën e Kampioneve, ku Bajerni kishte më shumë probleme sesa pritej kundër skuadrave të supozuara më të dobëta. Pavarësisht kritikave, kampioni i botës 2014 është optimist se trajneri Vinsent Kompani mund të gjejë zgjidhjet e duhura. “Vinsent i ka të gjitha mjetet për të qenë i suksesshëm”, tha Lahm.
Megjithatë, ajo që është thelbësore, përkon me faktin se trajnerit t’i jepet koha dhe mbështetja e nevojshme për të shfrytëzuar potencialin e plotë të ekipit dhe për të korrigjuar në mënyrë të qëndrueshme dobësitë e përmendura.