Egnatia fitoi titullin kampion për të dytin vit radhaz dhe sigurisht që lojtarët e rrogozhinasve kanë tërhequr vëmendjen e disa ekipeve.
Por paraqitjet e tyre kanë marrë edhe vëmendjen e ekipeve kombtare.
Kështu Zamiq Aliyev është grumbulluar nga Azerbajxhani për ndeshjet e radhës. Titullari i Egnatias do të jetë i gatshëm për kombëtaren e tij për 2 sfidat miqësore që do të luajnë në muajin qershor, me azerbajxhanasit që e kanë përfshirë në listën e të grumbulluarve.
Azerbajxhani do të luajë në transfertë ndaj Letonisë me 7 qershor, me këto të fundit që janë kundërshtari i Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe me 10 qershor do të presin në shtëpi Hungarinë.