HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREFlamurtari zyrtarizon afrimin e radhës, prezanton ish-mesfushorin e Shkupit

Flamurtari zyrtarizon afrimin e radhës, prezanton ish-mesfushorin e Shkupit

Klubi i Flamurtarit ka bërë lëvizjen e radhës teksa ka zyrtarizuar mesfushorin Ali Adem, i cili vjen nga kampionati i Maqedonisë së Veriut.

Mesfushori 24-vjeçar, ka luajtur në 3 vitet e fundit te skuadra e Shkupit, por tashmë ka zgjedhur që t’i bashkohet kuqezinjve që kanë bërë një seri goditjesh në merkato për të përforcuar ekipin e drejtuar nga Andrea Agostineli, me qëllimin për t’u ngjitur në Superiore.

Pritet që Adem të jetë një alternativë më shumë për mesfushën e kuqezinjve, të cilët nuk kanë ndalur merkaton dhe janë ende në kërkim të përforcimeve të tjera.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments