...
HomeKRYESOREFormacionet e mundshme/ Bajerni me fuqi të plotë, Leverkusen luan pa sulmues...

Formacionet e mundshme/ Bajerni me fuqi të plotë, Leverkusen luan pa sulmues ‘pykë’

Prestigjozja gjermane “Kicker” ka zbuluar formacionet që do të zbresin në fushë mbrëmjen e sotme në “Allianz Arena”.

Nga kampi i Bajernit pritet të mos ketë mungesa të rëndësishme, ku lajmi më i mirë përkon me rikthimin e Joshua Kimish prej dëmtimit. Në portë pritet të jetë i zakonshmi Manuel Nojer, për të vijuar me kuartetin defensiv Laimer-Upamekano-Kim-Dejvis.

Kimish dhe Gorecka do të përbëjnë dyshen përpara prapavijës, sikurse lidhjen mes mbrojtjes dhe sulmit. Nuk ka surpriza as në fazën ofensive, të udhëhequr nga pyka Herri Kejn.

Në këtë ndeshje, Bajern Mynih nuk ka asnjë mungesë të rëndësishme, aty ku justifikimet në një plan të tillë nuk kanë vend. Te Leverkuseni, gjithçka është në rregull përsa u takon futbollistëve të gatshëm, por nuk mendohet se do luajë me pykë, e përkthyer me modulin 4-2-2-2.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.