Nga Endri ÇINARI
Rigers Xhahysa, pavarësisht se në një moshë të re dhe një futbollist i Basanias në sezonin e shkuar, duket se po mendon që tani për karrierën pas futbollit aktiv. Gjithmonë pranë lojës më të dashur për të gjithë, shkodrani po ndjek kurset zyrtare të UEFAS për t’u pajisur me licensat e trajningut. Ku në marsin e këtij viti, ai mori licensën B të trajnerit. Nëpërmjet kurseve dhe trajnimeve të zhvilluara pranë FSHF.
Por, ambiciet e 24-vjeçarit dhe dëshira për t’u plotësuar sa më shumë në rolin e një trajneri të suksesshëm në të ardhmen, kanë nxitur mesfushorin të ndjekë edhe një kurs trajnerësh pranë Barcelonës. Pas muajsh studime dhe testime nga ana e klubit “blaugrana”, Xhahysa së fundmi është diplomuar nga ana e klubit katalans me licensën zyrtare të trajnerit.

Më saktësisht një diplomë që jepet për gjithë ata që ndjekin këtë kurs dhe e përfundojnë me sukses. Ku duhet theksuar se provimi përfundimtar është me të vërtetë i “sikletshëm” pasi do jesh përballë profesionistëve të klubit të famshëm spanjoll. Një “sprovë” që Xhahysa e ka kaluar me sukses dhe tashmë përveç licensës UEFA B, ka edhe një diplomë zyrtare për trajner që jepet nga Barcelona.
Megjithëse ka ende kohë për Xhahysen për të ushtruar profesionin e trajnerit, pasi ish-futbollisiti i Vllaznisë është ende i ri. Trajnimet dhe licensimet që po kryen 24-vjeçari janë ata që po e formojnë gradualisht profesionalisht në rrugën e trajnerit.(www.shkodrasport.com)
