Spanja është shpallur fituese e Euro 2024 duke mposhtur me shifrat 2-1 Anglinë në finalen e madhe te Berlinit, për të bërë të vetin trofeun për herë të katërt në histori, si askush tjetër më parë.
Ndeshja finale ishte një “lojë shahu” në pjesën e parë me dy ekipet që nuk lejuan hapësira për të rrezikuar, edhe pse dominimi i topit ishte më i madh nga spanjollët. Por goli i Uilliams në startin e pjesës së dytë e bëri ndeshjen më argëtuese. Spanjollët shtynë për golin e dytë dhe shpërdoruan disa mundësi të mira, teksa rrezikuan portën e Pikford. Por në momentin e tyre më të mirë, erdhi goli i barazimit të Palmer që rihapi gjithçka.
Megjithatë, një moment pasigurie në prapavijë solli golin e Ojarzabal në minuat e fundit dhe i dha kësisoj Spanjës suksesin 2-1 që e shpalli Kampione Europe për herë të katërt dhe pas një ecurie perfekte në këtë turne.
SPANJË-ANGLI 2-1
47′ Uilliams, 86′ Ojarzabal / 73′ Palmer