Karlo Pelegati, njëri prej gazetarëve më të inofrmuar mbi atë çfarë ndodh në shoqërinë kuqezi, në komentin e tij më të fundit në kanalin personal në YouTube ka mbajtur një qëndrim kritik për mënyrën se si drejtuesit aktual të shoqërisë në fjalë po menaxhojnë çështjen e rekrutimit të drejtorit të ri sportiv.
“Igli Tare është një figurë e njohur, i zoti dhe ka për zemër kauzën kuqezi. Po flasim për dikë që jep maksimumin për Milanin pasi është skuadra që ka dashur që në fëmijëri. Mbase edhe ai mund të jetë një figurë e fortë? Unë nuk di se çfarë duan drejtuesit e Milani?. Mbetet mister fakti që nuk e emërojnë”, ishte reflektimi në formë pyetjesh që bëri Karlo Pelegati në komentin e tij.
Gazetari i njohur italian, i cili njihet edhe për pasionin për ngjyrat kuqezi, sulmoi direkt administratorin e deleguar të Milanit, Xhorxho Furlani duke e akuzuar se shpreson që të emërojë në postin e drejtorit sportiv dikë që do ti thotë vetëm “po”.