Lionel Messi ka shumë gjasa të jetë duke hyrë në kontratën ose kontratat e fundit të karrierës së tij, dhe Arabia Saudite shpreson që këtë herë të jetë me fat të tretën herë për ta bindur legjendën argjentinase.
Mesfushori i Inter Miami padyshim që e ka Kupën e Botës 2026 në mendje ndërsa shqyrton hapat e radhës në karrierë. Raportime të fundit tregojnë se Arabia Saudite ka organizuar një takim mes presidentit të Al-Hilal dhe përfaqësuesve të Messit.
Ndërkohë, Inter Miami është në bisedime me Messin për rinovimin e kontratës së tij dhe thekson se gjithçka është në rrugën e duhur që ai të shkojë në Kupën e Botës vitin tjetër si banor i Floridas.
Nuk do të dëmtojë aspak fakti që Inter Miami po tenton të sjellë edhe një nga miqtë dhe bashkëlojtarët më të mirë të Messit nga kombëtarja argjentinase.
Arabia Saudite është plotësisht e vetëdijshme për ndikimin që do të kishte një përballje e fundit mes Messit dhe Cristiano Ronaldos për imazhin e kampionatit të tyre.
Sipas L’Equipe, edhe Al-Ahli tashmë ka hyrë në garë për nënshkrimin e Messit. Raporti i cituar nga Marca tregon se kampionët e Azisë janë në bisedime direkte me përfaqësuesit e Messit për një transferim të mundshëm.
Arabia Saudite ka tentuar ta nënshkruajë Messin edhe dy herë më parë, kur ai u largua nga Barcelona dhe më pas nga Paris Saint-Germain. Aktualisht, Messi është edhe ambasador zyrtar i Bordit të Turizmit të Arabisë Saudite, me një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030, marrëveshje që i shton ndjeshëm të ardhurat e tij jashtë fushës./Telegrafi/