HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGoditje për Partizanin, mesfushori dëmtohet para Europës

Goditje për Partizanin, mesfushori dëmtohet para Europës

Partizani ka marrë një goditje të rëndë para ndeshjes së Conference League, kundër Marsaxlokk. Mesfushori, Gjelbrim Taipi ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.

Taipi është dëmtuar në seancën stërvitore të ekipit dhe dhimbjet në kofshë kanë bërë që lojtari të mos jetë i gatshëm për ndeshjen kundër maltezëve.

Pavarësisht se do të mungojë nesër, raportohet se 31 vjeçari nuk ka dëmtim të rëndë.

Kujtojmë që Partizani do të luajë mbrëmjen e 11 korrikut përballë Marsaxlokk sfidën e parë për raundin e parë të Conference League. Sfida që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, starton në orën 20:00.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments