Nga Endri ÇINARI
Nëse kishte një pikë të fortë në edicionin 2024-25 për ekipin e Vllaznisë, ai ishte shënimi i golave. Shkodranët ishin ekipi që kishin shënuar më shumë në kampionat pas 36 javëve të rregullta të tij. Me kuqeblutë që gjetën rrjetën 54 herë, duke lënë pas Dinamon me 49 gola dhe Egnatian me 47 rrjeta në favor gjatë zhvillimit të 36 raundeve.
Por jo vetëm reparti sulmues ka arritur të gjejë golat këtë sezon, pasi gjeografia e rrjetave ka qenë e shpërndarë mes shumë futbollistëve. Duke nisur nga mbrojtja ku Stojanoviç shënoi 3 gola e Bajrami 2 të tillë, teksa 1 herë shënoi edhe Spahija. Në mesfushë është Mala ai që mban “fronin” me 7 gola të shënuar. Prizrenasi ndiqet nga Qato me 3 gola e ndërsa nga 1 herë kanë shënuar edhe Sala, Kahrimanoviç dhe Deliu.
Në sulm absolutisht protagonist ka qenë Balaj me 17 golat e tij, që i dhanë edhe “Këpucën e Artë”. Po ashtu në repartin e avancuar 6 gola shënoi Dodaj, 4 të tillë Gruda, 3 shënoi Çoba dhe me nga 1 gol në statistikat personale e mbyllën Delaj dhe Mensah.
Një numër prej 14 futbollistësh që gjetën rrjetën në total për Vllazninë në edicionin 2024-25, që nga java në javë vërtetuan se shënimi i golave ishte pika e fortë e 9 herë kampionëve të vendit.(www.shkodrasport.com)