Nga Maringlen ZHIVANI

Periudha e pushimeve për futbollistët kuqeblu po shkon drejt fundit. Kjo sepse Vllaznia do të grumbullohet më 2 qershor, datë kur dhe do të nisin seancat stërvitore në grup.

Futbollistët në kontratë dhe ata që do të afrohen këtë periudhë, janë njoftuar se stërvitja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kjo seancë është e para nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, i cili do të zbulojë edhe ndihmësit që do të ketë. Gjasat janë që stafi të jetë me Ergi Borshin si zv/trajner, Ideal Lekiqi trajner portierësh dhe Aurel Locaj përgatitës atletik.

Deri më 12 qershor është parashikuar që ekipi të stërvitet në Shkodër, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Banskos në Bullgari, aty ku deri më 30 qershor do të zhvillojë fazën përgatitore.(www.shkodrasport.com)