Grushti i presidentit te Dinamos Adrian Bardhi ndaj drejtorit sportiv te Vllaznise Tefik Osmani ne perfundim te ndeshjes gjysmefinale te “Final 4” ne mes ketyre dy skuadrave, vlen vetem 6 ndeshje pezulli. Ky eshte vendimi qe ka marre sot Komisioni i Disiplines ndaj numrit 1 te klubit dinamovit. Me te njejtin mase eshte denuar edhe trajneri Ilir Daja per agresion nga arbitrave te ndeshjes. Ja vendimet e plota te marra sot nga Komisioni i Disiplines prane FSHF-se:

  1. Zyrtari i AF Elbasani, Armand Mehmeti, për sjellje josportive ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Zyrtari i FC Dinamo City, Adrian Bardhi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
  4. Lojtari i KF Tirana, Akileu Ndreca, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Lojtari i KF Pogradeci, Redon Raza, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i KS Burreli, Lorenxho Murra, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i KF Vllaznia U-21, Erigestino Pepnikaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i KF Tirana U-21, Helsen Sholla, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Lojtari i FC Dinamo City U-21, Alesio Koci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Lojtari i KF Egnatia U-21, Egiljano Kokonozi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  11. AS F.Shehu U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Luftëtari U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  12. AF Luftëtari U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AS F.Shehu U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  13. Rrëzimin e kërkesës së zyrtares të KFF Gramshi, Edonisa Aliu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.