Jo vetëm Julian Alvarez dhe Kevin De Bruyne. Në dyshim për të ardhmen me Manchester Cityn është edhe portieri Ederson, i cili ka oferta dhe duket i joshur nga paratë që vijnë nga Arabia Saudite.

Braziliani ende nuk ka vendosur, mirëpo është trajneri Pep Guardiola që “fton” gardianin të vendosë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që ai të di si ta përgatisë skuadrën për sezonin e ri.

“Unë dua shumë që Ederson të qëndrojë me ne te City, por dua gjithashtu që ai ta ndajë mendjen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të marrë një vendim.

Është një person për të cilin kam shumë vlerësim, një portier i madh padyshim. Por, nëse do të preferojë të largohet atëherë do ta pranoja vendimin e tij me shumë keqardhje”, u shpreh Guardiola.