Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola u përlot gjatë fjalimit të lamtumirës së Kevin De Bruyne nga Etihad Stadium të martën mbrëma.

Mesfushori 33-vjeçar belg do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit si lojtar i lirë, pasi kaloi 10 vjet në klub dhe fitoi 16 trofe.

Të martën mbrëma, “Citizens” mposhtën Bournemouth me rezultatin 3-1 në shtëpi në javën e 37-të të Ligës Premier dhe kjo ishte ndeshja e fundit e De Bruyne në stadiumin Etihad.

Pas ndeshjes, City mbajti një ceremoni lamtumire në nder të De Bruyne, e cila përfshinte një video nderimi nga ish-shokët e ekipit (Sergio Aguero, Fernandinho, Raheem Sterling, Leroy Sane, si dhe familja e tij), dhe belgu mbajti një fjalim emocionues.

Gjatë fjalëve të De Bruyne, trajneri i Cityt, Guardiola, nuk mundi t’i mbante lotët duke shprehur dukshëm emocionet me largimin e njërit prej lojtarëve më të mirë që ai ka stërvitur.

Vetëm para disa ditës, Guardiola e cilësoi De Bruynen si lojtarin e dytë më të mirë në botë, pas Lionel Messit. /Telegrafi/