HomeKRYESOREGuardiola vë veton: Nuk ka asnjë shans që Kevin të largohet nga...

Guardiola vë veton: Nuk ka asnjë shans që Kevin të largohet nga Manchester City këtë verë

Trajneri Pep Guardiola, në prag të ndeshjes miqësore që Manchester City doi të luajë ndaj Celtic, ka folur për të ardhmen e mesfushorit belg Kevin De Bruyne. Spanjolli tha se mesfushori nuk do të largohet nga Manchester City këtë verë.

Klubi Saudit i Pro League, Al Ittihad, ka qenë i lidhur me De Bruyne, i cili ka ende edhe një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale me “citizens”. De Bruyne pranoi se ai ka diskutuar për të ardhmen me gruan e tij Michele.

“Nëse dikush largohet, ne do të flasim për këtë”, shtoi Guardiola. “Sigurisht, deri në ditën e fundit, ne kemi shanse për të bërë transferime dhe nuk e përjashtoj mundësinë që të kemi lojtarë të rinj”, tha trajneri i City.

“Gjithsesi, mendoj se ka një shans 85/90 për qind që të kemi të njëjtën skuadër si dhe vjet. Ndihem rehat, sepse cilësia njerëzore që kemi në skuadër është e vështirë të zëvendësohet dhe cilësia është aty. Por do të shohim”, u shpreh Pep Guardiola.

“Nuk e di, në momentin e fundit do të shohim nëse dikush vjen dhe kush largohet. Ne do të vendosim”, tha Guardiola. Në qershor, De Bruyne tha se kishte marrë një ofertë marramendëse nga Arabia, e konsiderueshme për një lojtar në fund të karrierës./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments