Goli i parë i kampionatit 2025-2025 mban firmën e tij. Erdenis Gurishta ishte njeriu që shënoi ndaj Egnatias dhe i hapi rrugë fitores së Vllaznisë në ndeshjen hapëse të kampionatit. Duke folur për “Euroneës”, numri 2 i skuadrës kuqeblu është shprehur në këtë mënyrë:
“Për ne ishte shumë e rëndësishme që ta fillonim kampionatin me fitore. Shorti ishte shumë i vështirë sepse që në javën e parë do të ndesheshim me Egnatian, një skuadër ndaj të cilës nuk kishte shumë kohë që kishim humbur finale. Mendoj se trajneri Martini kishte zgjedhur skemën e duhur duke presuar lart dhe si rrjedhojë kundërshtari për asnjë moment nuk doli në lojën e tij.
Pas shënimit të golit të parë, mendoj se çdo gjë u bë më e lehtë për ne sepse nuk e kishim më atë presionin për të shënuar gol dhe pastaj edhe me ndihmën e tifozërisë gjërat shkuan ashtu si duhet për ekipin tone dhe në fund të gjithë gëzuam sëbashku. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim përpara.
Mendoj se kanë ardhur lojtarë cilësorë në ekip, por ato kanë ardhur pak vonë dhe duan kohën e vet për të kapur ritmin sepse janë bashkuar me ne pas ndeshjeve të Europës. Gjithsesi unë mendoj se do të jenë shumë të vlefshëm për Vllazninë dhe do na japin një dorë të fortë në ecurinë tonë”.(www.shkodrasport.com)