Çfarë do të ndodhë me Bajernin pas epokës së Manuel Nojerit (39) në portë? Gardiani i kombëtares së Gjermanisë ka një kontratë me kampionët rekord deri në vitin 2026, kur do të mbushë 40 vjeç.
A është koha për ndërrim brezash? Dimrin e kaluar, bavarezët afruan një pasardhës të mundshëm: Jonas Urbig (21), i cili erdhi nga Këlni për 7 milionë euro. Aleksandër Nybel është gjithashtu nën kontratë me kampionët, por portieri është në huazim te Shtutgarti deri në vitin 2026. Daniel Peretz (25) është po ashtu pjesë e skuadrës së Bajernit. Por ish-futbollisti Didi Haman (51) dyshon se ndonjë nga këta tre portierë do të trashëgonte vendin e Nojerit dhe sugjeron një transferim spektakolar.
I ftuar në Skaj, ai u shpreh: “E kam të vështirë të imagjinoj që Nojer të luajë për Bajern sërish. Ka ndodhur shumë. Edhe për (Jonas) Urbig kam dyshime se do të jetë ai që do ta marrë portën vitin e ardhshëm. Mund të jetë një portier i mirë, por numri 1 te Bajerni? Donaruma do të jetë lojtar i lirë vitin e ardhshëm. Ky do të ishte një portier! Është vetëm 26 vjeç, do të kishte pesë a gjashtë vjet qetësi”.
Kontrata e Donarumës me PSG-në zgjat deri në vitin 2026 dhe një transferim i lirë do të ishte i mundur nëse ai nuk rinovon deri atëherë. Donaruma u bashkua me PSG-në nga Milani në vitin 2021, po ashtu si lojtar i lirë.
Haman ka edhe një kshillë të dytë për merkaton: “Unë do ta merrja edhe (Brajan) Grudën. Do ta sillja sërish. Për mua, ai është një nga talentët më të mirë gjermanë. U dëmtua për një kohë të gjatë, por në fund të sezonit luajti shumë mirë. Nuk e di nëse Brajtoni do ta lërë të largohet. Është lojtar që mund të luajë në mes, por edhe anash. Gruda do të ishte opsioni im i parë, edhe për faktin se Bajerni do të vazhdonte traditën: një bërthamë lojtarësh gjerman”.