Emocionet sa vijnë e shtohen, teksa afron ndeshja Shqipëri-Serbi.

Tifozët kuqezinj kanë krijuar një atmosferë të këndshme, teksa nuk hezitojnë të këndojnë dhe të kërcejnë para ndeshjes. Ata gjithashtu kanë shpalosur një banderolë të vendosur te Piramida, në qendër të Tiranës.

Në të shkruhet “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, ku protagonist është Elez Isufi.

Isufi ishte udhëheqës ushtarak shqiptar i njohur për rolin e tij të spikatur në rezistencën shqiptare kundër Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (më vonë Jugosllavia) në fillim të shekullit të 20-të si pjesë e Lëvizjes Kaçake, si dhe kryengritjeve demokratike kundër regjimit të Ahmet Zogut në vitet 1920.

Ai dhe banda e tij e luftëtarëve guerilas i rezistuan përparimeve të trupave serbe në vitin 1912, ku udhëhoqi përforcime të luftëtarëve shqiptarë nga Dibra në Betejën e Lumës. Elezi ishte një udhëheqës i Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës, i cili kërkonte të çlironte Kosovën dhe rajonet e tjera të banuara nga shqiptarët nga pushtimi serb.