HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHeroi i ndeshjes në ndeshjen e parë si titullar, Mehdi Çoba: Faleminderit...

Heroi i ndeshjes në ndeshjen e parë si titullar, Mehdi Çoba: Faleminderit Zotit që arrita të bëj diçka për ekipin

Mehdi Çoba i dha fitoren Vllaznisë sot, pasi realizoi golin e triumfit për 2-1 përballë Elbasanit.

Sulmuesi i shkodranëve e pati ndeshjen e parë si titullar këtë sezon në Superiore, teksa shënoi për të dytën sfidë radhazi.

“Kam punuar shumë që të vazhdoj titullar dhe shyqyr që ia shpërbleva ekipit.

Ky është gol shumë i rëndësishëm sepse të jep vetëbesim dhe shpresoj të mos ndalem me kaq. Kemi rrugë të gjatë përpara.

E kam thënë dhe më përpara, që jam gjithmonë gati për ekipin. Shyqyr zotit që e arrita dhe sot të bëj diçka për ekipin.

Prej asaj ndeshje na erdhi keq si shkoi ndeshja, por kemi grup të bashkuar, shkojmë mirë me njëri-tjetrin dhe ishte besimi që kemi te njëri-tjetri, që arritëm këtë fitore”, u shpreh Çoba për RTSH.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments