Ekipi i shqiptareve te Malit te Zi, Deçiq i Tuzit arrin nje tjeter sukses historik. Mbremjen e djeshme ai ka fituar te paren Kupe te ketij vendi. Ka ndodhur keshtu pas finales se luajtur ndaj ekipit Mornar te Tivarit ku pas fitores 1-0, ka ardhur edhe festa e ligjshme.

Ne kete menyre, Deçiq pas titullit kampion te arritur sezonin e kaluar, tashme fiton nje tjeter trofe te rendesishem te futbollit malazez duke treguar edhe njehere tjeter se po shnderrohet ne nje faktor te rendesishem te tij.

Tuzianet e fituan finalen ndaj Mornar me golin e vetem te ndeshjes te shenuar nga futbollisti Asmir Kajeviç, megjithate ai i ka mjaftuar atyre per ta fituar ate dhe per t’u shpallur ne kete menyre edhe fitues te Kupes se Malit te Zi per sezonin 2024-2025.

Vershellima perfundimtare e arbitrit te ndeshjes ka çuar ne shperthimin e festeve te tifozeve te Deçiqit te cilet po tregojne edhe njehere tjeter se jane nje mbeshtetje e zjarrte per skuadren e tyre.(www.shkodrasport.com)