HomeKRYESOREHumbja e finales, Garnaço: Nuk e di pse luajta vetëm 20 minuta

Humbja e finales, Garnaço: Nuk e di pse luajta vetëm 20 minuta

Mançester Junajtid u mposht në finalen e Ligës së Europës dhe menjëherë kanë filluar “thumbat” e parë.

Vëllai i Alejandro Garnaços, Robert i cili është dhe agjenti i tij shkroi në rrjetet sociale se: “Duke punuar si profesionist, duke ndihmuar në çdo ndeshje, duke shënuar dy gola në dy finalet e fundit, vetëm për të dalë në fushë për 19 minuta dhe për të përfunduar nën një autobus. Uau!”. 

Image

Përgjigja e Amorimit ishte e menjëhershme: “Është e lehtë të thuhet tani. Kush e humbi një mundësi të pastër në gjysmën e parë të gjysmëfinales? Garnaço. Ky është futbolli.”

Ndërsa sulmuesi i Junajtidit u shpreh se: “Sigurisht që është e vështirë për të gjithë pas këtij sezoni, i cili ka qenë shumë i keq. Nuk kemi mundur askënd…

Deri në finale luajta të gjitha ndeshjet, ndihmova ekipin. Sot, duke luajtur 20 minuta… nuk e di. E ardhmja? Kjo ndeshje ka ndikim, por vetë sezoni dhe situata në klub… Do të përpiqem ta shijoj verën dhe të shoh se çfarë do të ndodhë më pas.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments