HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHysen Dedja 'me këmbë të mbarë. Ish- futbollisti dhe trajneri kampion, shansi...

Hysen Dedja ‘me këmbë të mbarë. Ish- futbollisti dhe trajneri kampion, shansi i Vllaznisë në sfidën me Egnatian

Vllaznia e nisi me fitore kampionatin e ri duke mundur kampionet e Egnatias me rezultatin 2-0 ne sfiden e luajtur mbremjen e djeshme ne stadiumin “Loro Boriçi”. Golat e Gurishtes dhe Bajramit mjaftuar qe kuqeblute te marrin trepikeshin e pare ne sezonin e saponisur.

Por duhet thene se nje ogur i mire per kete sukses duket se ka qene ish- futbollisti dhe ish- trajneri kampion i Vllaznise Hysen Dedja. Ai ka qene i perzgjedhuri i klubit shkodran per te shkelmuar topin e pare te kampionatit dhe duket se “Seri” e ka patur kemben e mbare.

Mbremja e djeshme ka qene nje emocion me vete per te, por edhe per Vllaznine dhe tifozet e saj dhe si rrjedhoje padyshim qe ajo do te mbahet mend gjate. Dedja pavaresisht se prej vitesh jeton bashke me familjen e tij ne Tirane, mbetet nje shkodran i mire dhe nje tifoz i zjarrte i skuadres me te cilen beri emer.

Te shpresojme qe “kemba e mbare” e ish- mbrojtesit te jete e tille deri ne fund ne menyre qe Vllaznia te arrije objektivin madhor, shpalljen kampione e Shqiperise kete sezon.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments