Nje nga futbollistet e rendesishem te Vllaznise ne sezonin e fundit ka qene edhe mesfushori Ardit Deliu. Ai erdhi ne Shkoder nga ekipi i Tiranes dhe pritshmerite kane qene te larta, megjithate duhet thene se ndoshta nuk dha ate çfare pritej, edhe pse u demtua ne momentin e tij me te mire.

Kontrata e tij me klubin shkodran perfundon me 31 maj dhe gazeta “Shkodra Sport” meson se drejtuesit e Vllaznise nuk kane nder mend t’i ofrojne rinovim. Ndoshta ngaqe nuk preferohet nga trajneri Edi Martini, por mbase mund te jete edhe pagesa e tij e larte apo dhe arsye te tjera.

Nje gje e tille duket mese e sigurte dhe prandaj ne Shkoder kane filluar te mendojne per te gjetur zevendesuesin e tij qe duhet te kete tipare te tjera. Kryesisht te nje mesfushori fantazist, i cili i mungon skuadres prej kohesh.

Ardit Deliu me fanellen e Vllaznise ka luajtur ne 23 ndeshjet e kampionatit te fundit, me nje total prej 1710 minutash dhe vetem me nje gol te shenuar. Ai eshte penguar ne disa ndeshje edhe nga demtimet e ndryshme qe ka kaluar, megjithate kur ka qene ne formen e duhur, ka luajtur gjithnje si titullar.(www.shkodrasport.com)