HomeKRYESOREI pazëvendësueshëm te Napoli, Rrahmani pranë rinovimit për 3 milionë euro në...

I pazëvendësueshëm te Napoli, Rrahmani pranë rinovimit për 3 milionë euro në sezon

Amir Rrahmani është i pazëvendësueshëm për Napolin. Këtë e ka treguar trajneri Antonio Konte, që e preferonte gjithmonë titullar dhe pa e zëvendësuar.

Klubi ka punuar për rinovimin e kontratës dhe çdo gjë është drejt konkretizimit. Rrahmani, që i përfundon kontrata në vitin 2027, pritet të rinovojë deri në 2029-ën.

Kështu pas firmës do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon. Rrahmani ishte pjesë e Partizanit për dy sezone.

Pasi spikati me të kuqtë, Rrahmani u transferua me sukses në Europë. Me Napolin ka provuar dy herë shijen e titullit kampion në Itali.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments