Është dita e Allegrit dhe Tares në Casa Milan. Trajneri i ri dhe drejtori i ri sportiv u prezantuan para mediave, duke hapur zyrtarisht sezonin 2025/2026 për Djajtë.
Vetë Tare, së bashku me trajnerin në konferencën për shtyp, theksoi: “Falënderoj Allegrin dhe stafin e tij për fillimin e kësaj aventure të re. Pamë tek ai një figurë të rëndësishme që do të sjellë përvojë dhe një mentalitet fituesi”.
Pastaj pak fokus në merkato: “Sa i përket tregut, ne po punojmë për Jasharin. Duam që ai të vijë në Milano, ky është vullneti i tij, por në këtë moment duhet të respektojmë Bruges me të cilën ai është nën kontratë”.
“Ne kemi bërë një ofertë të shkëlqyer që pasqyron vlerën e lojtarit dhe klubeve të përfshira, shpresoj që kjo histori të përfundojë në mënyrën më të mirë për Milanin dhe për lojtarin”.