HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREIliria barazoi ndaj Pogradecit, trajneri Smajli: Meritonim fitoren, i kënaqur nga loja...

Iliria barazoi ndaj Pogradecit, trajneri Smajli: Meritonim fitoren, i kënaqur nga loja e ekipit tim

Iliria ishte e pafat në përballjen e së shtunës ndaj Pogradecit, duke mos shkuar më shumë se barazimi 0-0. Fushëkrujasit dominuan ndeshjen nga fillimi në fund, por nuk arritën të shënojnë, duke humbur disa raste të pastra goli.

Pas ndeshjes, trajneri i Ilirisë, Dritan Smajli, u shfaq i kënaqur me lojën e skuadrës, por jo me rezultatin. “I përgëzoj djemtë për këtë ndeshje fantastike ndaj një kundërshtari të mirë-investuar në organikën e tij.

E kishim studiuar gjatë gjithë javës Pogradecin, si në mënyrën e interpretimit të lojës, ashtu edhe në lëvizjet e tij sulmuese. Skuadra jonë ia doli të zgjidhte çdo situatë, duke mos e lejuar ekipin pogradecar të na vinte në vështirësi apo të zhvillonte lojën që dëshironte.

Më vjen keq për rezultatin, sepse meritonim shumë më tepër, të paktën një fitore me dy gola diferencë. Gjithsesi ndihem mirë, pasi nuk pamë më gabimet që u vunë re në ndeshjen e parë ndaj Laçit. Këtë herë dominuam nga fillimi deri në fund në çdo aspekt të lojës”, u shpreh trajneri Smajli

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments