Szymon Marciniak do të jetë arbitri i gjysmëfinales së kthimit të Champions League, Inter-Barcelona, e cila do të luhet të martën në mbrëmje në “San Siro”. Gjyqtari polak do të ndihmohet nga asistentët Listkiewicz dhe Kupsik, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Raczkowski. Në VAR do të jenë holandezët Higler dhe Van Boekel.

Marciniak ishte arbitri i finales së Ligës së Kampionëve 2023, kur Interi u mund 1-0 nga Manchester City i Pep Guardiolës me golin e Rodrit. Por jo vetëm kaq: polaku gjykoi edhe ndeshjen e kthimit të 1/8-ave mes Interit dhe Atletico Madridit, sezonin e kaluar, ku zikaltërit u eliminuan pas goditjeve nga pika e bardhë, përballë skuadrës së Diego Simeone.

Ky arbitër ka gjykuar dy herë më parë edhe përballjet mes Interit dhe Barcelonës. Në të dyja rastet kanë dalë barazime: 1-1 në “San Siro”, në fazën e grupeve të sezonit 2018-2019, dhe 3-3 në “Camp Nou”, po në fazën e grupeve të sezonit 2022-2023./telesport/