Telenovela ka përfunduar: gjithçka është gati për kalimin e Luis Henrique nga Marseille tek Inter. Klubi francez dhe klubi zikaltër kanë arritur një marrëveshje përfundimtare dhe anësori brazilian i lindur në 2001 do të transferohet në Milano për 23 milionë euro plus 2 bonuse, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2030.
Ai do të jetë në dispozicion të Simone Inzaghit për Kupën e Botës për Klube dhe gjithashtu mund të jetë në tribunat në “Allianz Stadium” në Mynih të shtunën në mbrëmje për të mbështetur shokët e tij të ardhshëm në finalen e Champions League.
Luis Henrique po vjen nga një sezon i shkëlqyer nën drejtimin e De Zerbit, me 35 paraqitje, 9 gola dhe 10 asistime mes Ligue 1 dhe Coupe de France. Në tabelën taktike të Inzaghit do të përmbushte rolin e anësorit sulmues, duke u alternuar me Dumfries.