Eshte rritur ne Shkoder tek Akademia “Scutari” dhe me pas ne moshen 15 vjeçare eshte transferuar ne Itali. Aty ku fillimisht ka luajtur me Novaren, me pas ka kaluar Gozzano, per te vijuar tek Bra, ndersa ne sezonin e fundit ka qene pjese e ekipit Trapani ne Seria D, me te cilin ka arritur suksesin e pare, ngjitjen ne Serine C.
E kemi fjalen per portierin Enis Ujkaj. 20 vjeçari pak dite me pare ka rinovuar me kete skuader per te luajtur ne kete menyre per here te pare ne nje kampionat profesionist. Rrugetimi i tij ka qene i bukur, por edhe i veshtire. Megjithate ai ende nuk ka nisur ashtu si duhet.
Vete Enisi ka rrefyer per gazeten “Shkodra Sport” karrieren e tij te deritanishme, por edhe planet per te ardhmen. Per me shume lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone:
– Enis pershendetje…
Pershendetje.
– Nga futbolli amator ne Shqiperi, tashme arritet suksesin e pare ne Itali duke fituar te drejten per te luajtur ne futbollin profesionist. Si ndjeheni?
Une kam ardhur i ri ketu ne Itali, keshtu qe nuk e di se çfare do te kishte ndodhur nese do te vazhdoja te luaje ne Shqiperi. Por mund te them se me jane dhene shume mundesi ketu ne Itali, per te treguar vlerat e mia dhe per t’u rritur me shume si lojtar. Kjo sepse duke qene i ri, kuptohet qe çdokush ka dyshimet e veta sepse roli i portierit eshte delikat keshtu qe kam bere shume per te fituar besimin e te tjereve.
Por dua te them se kam qene edhe me shume fat sepse kam kaluar neper skuadra qe me kane vleresuar dhe ma kane dheen kete mundesi me nis rrugetimin tim.
– Si perfundove te Trapani?
Sinqerisht ishte e papritur. Me telefonoi drejtori sportiv i kesaj skuadre duke me thane qe ishin te interesuar per mua dhe qe kishin objektiv per ta fituar kampionatin. Normalisht qe nje oferte te tille nuk mund t’i thoja “jo” sepse do te ishte nje hap shume i madh per mua. Edhe ambiciet e presidentit ishin shume te medha dhe ishte i gatshem per te bera gjithçka per ta çuar kete skuader sa me lart ne Itali.
Dua te them se me kane ndihmuar shume edhe agjentet e mi, per çdo gja qe ishte e nevojshme dhe per çdo detaj te rendesishem per kalimin tek Trapani. Per mua ky ishte nje transferim i papritur sepse nje sezon me pare kam luajtur titullar gjate gjithe sezonit me ekipin Bra, po ne Seria D dhe fill nje vit me pas te kaloja ne nje skuader me histori te madhe dhe me shume vite ne Seria B, ishte diçka e pabesueshme. Dhe sot jemi kampione te Seria D.
– Sapo keni rinovuar dhe do te jeni pjese e kesaj skuadre edhe ne Seria C ne sezonin e ri. I emocionuar?
Jam shumë i lumtur që qëndroj te Trapani. Falenderoj shumë klubin për besimin dhe për mundësinë për të përfaqësuar këtë qytet të bukur, këto ngjyra të bukura.
– Sa rol keni patur ju me pritjet tuaja ne suksesin e Trapanit qe u shpall kampion?
Jam munduar te jap me te miren time ne 34 ndeshjet qe kam luajtur dhe besoj se kam bere diçka, por jane drejtuesit dhe tifozet ata qe japin me mire nje vleresim per paraqitjet e mia.
– Se fundi Enis, keni nostalgji per periudhen kur aktivizoheshit ne Shkoder me ekipin e Scutarit?
Sigurisht qe ruaj kujtime te bukura sepse kam kaluar jo pak vite tek ky ekip, qe kur e fillova futbollin dhe deri kur erdha ne Itali. Atje kam patur procesin tim te rritjes perveçse ne fushe edhe jashte si person. Kam shkuar aty ne moshen 10-11 dhe kam qendruar deri kur u bera 15 vjeç dhe erdha ne Itali. Ka qene nje moshe delikate ku mund te marresh edhe rruge te tjera te keqija, por te “Scutari” na kane qendruar prane per te qene te fokusuar tek futbolli dhe jam shume i kenaqur per kete gje.
Kjo eshte nje merite e madhe e njerezve qe kam patur perreth, duke filluar nga familja jeme, por edhe nga trajneri Erjon Hasaj dhe trajneri i portiereve Isa Sukaj. Te dy ata me kane ndihmuar shume ne formimin tim dhe me kane ndihmuar shume te rritem nga ana profesionale. Aq sa me stervitjet e bera ne ato 4-5 vite me kete ekip, mora edhe ftesen e pare per tek perfaqesuesja rajonale e Shkodres.
– Enis faleminderit per intervisten dhe te uroj sa me shume suksese ne karrieren tende…
Faleminderit edhe juve per intervisten.
Intervistoi: Gjergj KOLA