Trajneri argjentinas Matias Tatangelo pas pervojes se pare ne Shqiperi me ekipin e KF Shiroka, eshte larguar tashme edhe zyrtarisht nga Apolonia dhe per momentin eshte pa skuader. 39 vjeçari gjithsesi duket se eshte “dashuruar” me vendin tone dhe per kete arsye pret nje oferte te re nga skuadrat e futbollit shqiptar.

Ish- trajneri i Shirokes mori drejtimin e fierakeve me 29 mars, pikerisht ne nje moment te veshtire te tyre kur ata ndodheshin ne vendin e tete te renditjes dhe arriti ta ngjise ne zonen play-off, megjithate kjo nuk çoi ne rinovimin e kontrates. Argjentinasi ka dhene nje prononcim per mediat ku shprehet:

“E refuzova kontratën e re, sepse, pavarësisht angazhimit dhe dëshirës sime për të vazhduar, kushtet e ofruara nuk përputheshin me parimet e mia profesionale apo me strukturën, që besoj se është e nevojshme për të arritur objektivat sportive të klubit.

Kontrata përfshinte disa pika dhe kufizime që nuk ishin plotësisht të qarta në lidhje me rolin tim, autonominë time dhe kushtet e mia të punës. Ndjeva se ishte shumë e çekuilibruar, duke mos ofruar asnjë përfitim real për mua, ndërkohë që shtroheshin kërkesa që do ta kishin vështirësuar zhvillimin e një projekti serioz profesional. Unë me të vërtetë respektoj politikat e brendshme të klubit, por besoj se një ekuilibër i drejtë midis të dyja palëve është thelbësor.

E ardhmja? Do të pranoja të punoja sërish në Shqipëri, nëse do ma kërkonin, madje nuk do ta mendoja dy herë. Shqipëria është një vend që më befasoi pozitivisht. Futbolli këtu po rritet dhe ka talent e pasion të vërtetë. Nëse shfaqet një projekt serioz, me vizion dhe përkushtim, jam i gatshëm që të vazhdoj dhe të punoj këtu”.