Tek Flamurtari e kane marre shume seriozisht punen per ndertimin e skuadres se sezonit te ri qe siç dihet do te marre pjese ne Superiore. Nderkohe drejtuesit e klubit kane vendosur qe Artim Pollozhani te mos vazhdoje te jete me “timonieri” i kesaj skuadre, pasi do t’i besohet detyra e drejtorit sportiv.

Po kush do te jete trajneri i ri i vlonjateve? Burime prane klubit bejne te ditur se jane disa kandidatura te mundshme, por nje nga emrat me potencial eshte ai i ish- trajnerit te Vllaznise, Qatip Osmani.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar dhe Superioren, pasi dy sezone më parë ka drejtuar Vllazninë e Shkodrës. Dhe mbase mund te jete pershtypja shume e mire qe ka lene ne opinionin sportiv shqiptar puna e ketij trajneri, ajo qe ka nxjerre ne skene emrin e tij edhe tek Flamurtari tashme.

Megjithate ka edhe emra te tjere qe po permenden dhe njeri prej tyre eshte edhe ai i Ernest Gjokes, trajnerit qe deri para pak kohesh ishte ne krye te Skenderbeut, skuader te cilen nuk arriti dot ta mbante ne Superiore.(www.shkodrasport.com)