Sezon zhgënjyes për Struga Trim & Lum! Skuadra shqiptare u mposht mbrëmjen e sotme nga Vardari me rezultatin  2-0 në finalen e Kupës së Maqedonisë të zhvilluar në Shkup. 

Dopieta e Talevskit në minutat 26 dhe 49, i dhuruan trofeun, ekipit të Vardarit që drejtohet nga ish-trajneri i Vllaznisë, Goce Sedloski. Ne Shkoder ai ka punuar per nje periudhe dy mujore, prill- maj te viti 2023 duke e kualifikuar skuadren kuqeblu ne Conference League.

Nderkohe ky i sotmi ishte trofeu i katërt në karrierë për 51-vjeçarin, pas 3 kampionateve të fituara, 2 me Vardarin dhe 1 me Shkupin. 

Struga Trim & Lum, e mbylli kampionatin në vendin e katërt, ndërkohë që disfata në finalen e Kupës mbrëmjen e sotme, e le skuadrën shqiptare, pa pjesëmarrjen në kupat e Europës.