Italia ka vendosur të shkarkojë trajnerin Luciano Spalletti, pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë, në ndeshjen e parë kualifikuese te Botërorit.
Drejtuesit e Federatës, tashmë kanë nisur nga puna për të zgjedhur “timonerin” e ri, ndonëse nuk duket një mision i lehtë.
Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, në listë janë dy emra për drejtimin e kombëtares.
Bëhet fjalë për Stefano Piolin dhe Claudio Ranierin. Ky i fundit është në krye të listës dhe pëlqehet shumë nga drejtuesit, për shkak të asaj që ka treguar në karrierën e tij.