Para se të dilte para mediave, Lamin foli për mediat e klubit.

“Ajo që po bëjmë sot (dje) është një ëndërr që e kam pasur që kur isha i vogël. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur. Barça ka qenë gjithë jeta ime.

Ka qenë shtëpia ime që kur isha 7 vjeç, që prej ditës kur arrita këtu. Për të gjithë fëmijët në ‘La Masia’, të arrish në ekipin e parë është një ëndërr dhe unë po e arrij atë. Qëllimi im është gjithmonë të fitoj dhe të vazhdoj të rritem, edhe pse jam ende i ri. Mezi pres të luaj para tifozëve në ‘Camp Nou’.

Do të kalojmë shumë mirë këtë vit dhe patjetër do të fitojmë”. Ai ishte më i qartë kur mbërriti në dyqanin e FC Barcelonës rreth orës 7:25 të mbrëmjes, teksa minimizoi rëndësinë e veshjes së numrit 10.

“Nuk ndiej presion, jam në klubin më të mirë në botë. Mesi ka bërë rrugën e tij, dhe tani unë do të bëj timen, dhe numri 10 vjen nga Ansu. Do të përpiqem të bëj rrugën time. Rinovimi me Barçën deri në vitin 2031 është një hap i madh, fillimi i një udhëtimi që shpresoj të jetë shumë i gjatë”, tha ai.

Duke këmbëngulur në krahasimin me numrat e tjerë legjendarë 10 të klubit, Lamin shpjegoi: “Do të merrja gjithçka nga Mesi. Ai është ende aktiv, gjithçka nga Ronaldinjo dhe gjithçka nga Maradona. Shpresoj të vazhdoj trashëgiminë e tyre”, tha lojtari. I sigurt në vetvete, Jamal përfundoi:

“Jam indiferent ndaj kritikave dhe lëvdatave, nëse nuk vijnë nga familja ime. Nuk mund të jem lart nëse më lavdërojnë dhe poshtë nëse më kritikojnë. Çfarë më tha Flik? Nesër ka një seancë të dyfishtë. Shokët e mi të ekipit më uruan, por le të jetë e qartë se unë luaj për Barçën, por kur jam larg Ciutat Esportiva, e shijoj jetën time, dhe kaq”.