Lamine Jamal është talenti që po i çmend të gjithë te Barcelona. 17-vjeçari e ka sezonin e dytë, që po spikat me katalanasit.

Në Spanjë është konfirmuar një ndryshim për sezonin e ardhshëm. Jamal do të mbajë veshur fanellën me numrin 10, ndërsa deri tani kishte pasur fanellën me numrin 19-të.

Numri 10 ishte mbajtur nga Ansu Fati, pas largimit të Mesit.

Jamal ndërkohë po ndjek hapat e këtij të fundit. Legjenda argjentinase mbante numrin 19, para se të merrte fanellën me numrin 10.