Ka ende kohe per fillimin e pergatitjeve te sezonit te ri, por tek Flamurtari po “zien”. Jane disa pikepyetje te cilat presin te marrin zgjidhje dhe me kryesorja per momentin eshte ajo e gjetjes se trajnerit te ri te kesaj skuadre.

Ne “pole position” deri para pak ditesh ka qene ish- trajneri i Vllaznise Qatip Osmani, por ne fakt gjate fundjaves ne qytetin bregdetar jane lakuar edhe emra te tjere si kandidate per pankinen vlonjate. Nje nga me seriozet nder emrat qe qarkullojne eshte ai i ish- trajnerit te Partizanit Zoran Zekiç.

Behet e ditur se 51-vjeçari kroat ka marrë një ofertë konkrete nga drejtuesit e klubit dhe ne ditet ne vazhdim mund te kete me shume informacion se çfare do te ndodhe. Në klub po përflitet edhe një rikthim të ish-trajnerit vlonjat, Gentjan Mezani, që arriti suksesin këtë sezon duke mbajtur Bylisin në Superiore.

Një tjetër që ka dalë në vitrinë është edhe ish-trajneri i Apolonisë, Sedat Pajaziti. Lista nuk mbyllet me kaq, pasi zëra apo sponsorizime merkatoje, në lojë fusin edhe dy ish-milanistë për stolin e Flamurtarit, Kristian Broki dhe Masimo Odo.