Jude Bellingham ka kërkuar falje pas eliminimit të Real Madrid nga çerekfinalet e Champions League, duke mos mbrojtur dot titullin fituar vjet.
Mesfushori anglez shkroi në rrjetet sociale një mesazh për tifozët, duke bërë autokritikë.
“Thjesht nuk i kam përmbushur pritshmëritë e këtij klubi në asnjë nga ndeshjet. Na vjen keq prej tifozëve. Ne e kuptojmë se sa do të thotë për ju ky turne”, shkruan Bellingham.
Më tej, anglezi shton: “Ka ende mundësi për të shpëtuar këtë sezon, por vetëm duke qëndruar së bashku mund ta bëjmë këtë. Real Madrid do të kthehet!“