Në Itali po zhvillohet një luftë e vërtetë për trajnerët e sezonit të ardhshëm. Së fundmi gjithçka është fokusuar te Roma dhe Juventusi.

Të dyja klubet kërkojnë Gasperinin për skuadrën. Ky i fundit e ka mbyllur pas 9 viteve me Atalantën.

Dje Gasperini u takua me përfaqësues të Romës, që po mendojnë për zëvendësuesin e Ranierit. Palët u duk se arritën te marrëveshja 3-vjeçare me pagën 5 milionë euro në sezon.

“Zonja” ka ndërhyrë sot në negociata duke u interesuar për shërbimet e Gasperinit. Në Torino kërkohet trajneri i ri që do marrë vendin e Igor Tudor. Në fillim ishte menduar Konte, por kjo alternativë dështoi pasi vendosi të mos shkëputet nga Napoli.

Përderisa firma mungon, gjithçka mund të ndodhë. Zyrtarizimi i fundit i bujshëm në Seria A ishte i Alegrit te Milani.