Largimi i Lionel Messit nga Inter Miami mund të jetë në zhvillim, pasi sipas raporteve, bisedimet janë rihapur për një transferim të mundshëm diku tjetër.
Messi kaloi dy sezone te PSG midis viteve 2021 dhe 2023, ku shënoi 32 gola në 75 ndeshje dhe fitoi dy tituj të Ligue 1, përpara se të transferohej në MLS te skuadra Inter Miami, ku qëndron ende sot.
Ai ka shënuar 49 gola në 59 ndeshje për Inter Miami, dhe kontrata e 37-vjeçarit me klubin amerikan përfundon në fund të vitit 2025.
Për këtë arsye, ekzistojnë pikëpyetje për të ardhmen e Messit përtej këtij viti, dhe sipas disa raporteve, një iinteresim i mëparshëm për shërbimet e tij mund të rikthehet sërish në skenë për fituesin e Kupës së Botës 2022.
Sipas Teamtalk, Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite (PIF) ka ‘rihapur bisedimet’ me Messin, në përpjekje për ta joshur atë drejt vendit të Lindjes së Mesme.
Arabia Saudite ishte një destinacion potencial për Messin kur ai u largua nga PSG në vitin 2023, përpara se të zgjidhte një kalim në MLS, por tani mundësia e një transferimi në Lindjen e Mesme është sërish në tryezë.