HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKa fituar 2 tituj kampion, lojtari kryeqytetas rikthehet në Superiore

Ka fituar 2 tituj kampion, lojtari kryeqytetas rikthehet në Superiore

Mario Beshiraj mund të ndryshojë ambient dhe kampionat gjatë merkatos së janarit.

Kapiteni i Kukësit me shumë gjasa do të largohet nga verilindorët dhe tashmë po bën gati rikthimin në Superiore.

Sipas burimeve të “Newsport” sulmuesi është shumë afër kalimit te Teuta, ku pritet të kontribuojë te durrsakët për pjesën e dytë të sezonit. Një përforcim shumë i rëndësishëm për Edi Martinin, i cili do të ketë një nga futbollistët që e njeh mirë Superioren.

Kujtojmë se në këtë sezon, Beshiraj me fanellën e Kukësit ka arritur të shënojë 6 gola. Ndërkohë pjesë e verilindorëve është që prej verës së 2023. Përveç Kukësit, lojtari kryeqytetas ka luajtur edhe me Tiranën, Korabin, dhe Vorën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments