Te klubi bardheblu vazhdon të mbetet i hapur rebusi i trajnerit të ri. Prej ditësh është diskutuar mbi emra të ndryshëm që mund të marrin drejtimin e ekipit, por ende nuk ka një vendim përfundimtar nga drejtuesit e Tiranës.

Në listën e përfolur është përmendur edhe Bledi Shkëmbi, por asnjë alternativë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Situata vijon të mbajë në ankth tifozët bardheblu, të cilët presin me padurim të mësojnë se kush do të ulet në stolin e skuadrës.

Presidenti Refik Halili pritet të marrë një vendim në ditët në vijim, me gjasë deri të dielën. Në tavolinën e tij ka disa opsione, por mbetet për t’u parë se cili do të jetë emri përfundimtar që do të marrë drejtimin e një prej klubeve më të mëdha në vend.