Kapiteni Bruno Fernandesh nuk do të largohet nga Mançester Junajtid. Kjo është bërë e ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano.
Pavarësisht se Al-Hilal i ofroi paradhënie rreth 120 milionë euro për të nënshkruar me të dhe me pothuajse 300 mijë euro në javë në tavolinë për lojtarin, portugezi e ka refuzuar.
Mesfushori nuk dëshiron të largohet nga Europa, synon të qëndrojë dhe të garojë në nivelet më të larta në Kontinentin e Vjetër. Një tjetër goditje e kotë pra për sauditët, ndërsa Mançester Junajtid merr frymë lirisht dhe bëhet gati për Botërorin e klubeve.
Kombëtarja shqiptare e vajzave zhvilloi ndeshjen e radhës në Nations League ndaj Ukrainës, në stadiumin “Varteks” të Varazhdinit. Vajzat kuqezi u mundën me rezultatin...