Franck Ribery mendon se Bayern dhe PSG janë në të njëjtin nivel, por Bayern duhet të mësojë disa gjëra nga parisienët.

“Mendoj se skuadrat janë në të njëjtin nivel, por me një diferencë fare të vogël. PSG ka qenë skuadra më e mirë e gjithë sezonit dhe është treguar efikase në momentet më vendimtare të vitit”.

“Luis Enrique ka bërë një punë të shkëlqyer, sepse i ka bërë lojtarët të luajnë për njëri-tjetrin. Janë një trup i vetëm”.

“PSG thjesht po tregon më shumë qëndrueshmëri. Bayern duhet të tregojë më shumë shpirt skuadre në të gjitha ndeshjet. Ajo që i mungon është se këtë e tregon për disa minuta, por jo për gjithë lojën”.