Nga Maringlen ZHIVANI

Talenti i Vllaznisë, Kevin Dodaj, ka qenë protagonisti kryesor në ndeshjen miqësore të Shqipërisë U-21 ndaj Hungarisë në transfertë, duke shënuar një gol të veçantë dhe duke dhënë asistin për golin e fitores së kuqezinjve me rezultatin 1-2.

Dodaj e nisi ndeshjen nga stoli, për t’u aktivizuar në pjesën e dytë të sfidës në vend të Tresës në rradhët e skuadrës së drejtuar nga Alban Bushi, pas një fraksioni të parë të lojës të mbyllur pa gola.

Sulmuesit shkodran iu deshën vetëm pak sekonda në fushë për të gjetur rrjetën, pasi pa mbaruar minuta e parë e pjesës së dytë, u nis në një kundërsulm të cilin e finalizoi në mënyrë perfekte duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

Ndërkohë, Dodaj dha edhe assistin e golit të fitores së Shqipërisë U-21 ndaj Hungarisë me rezultatin 2-1, duke qenë protagonisti kryesor i kësaj miqësoreje.(www.shkodrasport.com)