Nga Maringlen ZHIVANI
Pas rikuperimit të plotë nga një dëmtim, futbollisti Kevin Dodaj është rikthyer në fushë duke luajtur një ndeshje miqësore ndaj Radnikut. Dodaj u dallua menjëherë, duke dhënë asistin për golin e parë të ekipit të tij.
Në golin e dytë, ai ishte përsëri protagonist, pasi pas një depërtimi individual dhe një goditjeje të rrezikshme, portieri i Radnikut arriti ta ndalte topin, por Godoy shënoi nga afër duke përfituar nga aksioni i Dodajt.
Sulmuesi anësor luajti për 55 minuta dhe, edhe pse bëhej fjalë për një test miqësor, sinjalet e lëna nga Dodaj ishin shumë pozitive.
Performanca e tij u vlerësua edhe nga stafi teknik, duke treguar se ai është gati për të dhënë kontributin e tij në ndeshjet e ardhshme.(www.shkodrasport.com)