Klubi i Futbollit Shkodra e ka marrë mesa duket shumë seriozisht sezonin e ri. Ardhja e presidentit Agim Cani në krye të tij, ka bërë që shumë gjëra të vihen në lëvizje teksa çdo ditë po punohet për të ofruar lojtarë cilësorë në rradhët e ekipeve të Akademisë së tij, por tashmë po synohet edhe marrja e trajnerëve cilësorë.

Dhe i pari ka mbërritur. Denis Zmijani nga sot është zyrtarisht pjesë e KF Shkodra. Ai ka arritur një marrëveshje me presidentin Cani dhe drejtorin teknik Piraniqi për t’u bërë pjesë e këtij klubi teksa mbetet vetëm të mësohet se cilin ekip do të drejtojë.

Lajmin për marrjen e Denis Zmijanit e ka bërë të ditur vetë KF Shkodra përmes faqes zyrtare duke i bërë njëkohësisht edhe një prezantim të rëndësishëm për të treguar edhe vlerat e tij si trajner prej 10 vitesh tek Akademia Vllaznia. Ja çfarë shkruhet në këtë postim:

“Presidenti i KF Shkodra z.Agim Cani ne bashkepunim me stafin e KF Shkodra po punon ne menyre intensive ne shume drejtime. Një ndër objektivat kryesorë është plotësimi i të gjithë ekipeve me trajnerë me eksperiencë e të licencuar nga FSHF.

Sot është prezantuar tranjeri Denis Zmijani, me nje kontribut 10 vjeçar prane Akademise Vllaznia duke fituar 8 tituj, 5 kampionate edhe 3 kupa ku nga keto trofe 6 si trainer i dyte dhe 2 si trajner i ,por dhe shume trofe ne turne te ndryshem ne vend apo edhe jashte vendit.

Vitin qe kaloi ekipi U-16 nen drejtimin e tij ishte nder ekipet me te mira te Akademise Vllaznia me vetem 3 humbje, 6 barazime e 17 fitore po ashtu edhe ne planin individual te lojtareve ekipi me me shume lojtare ne Kombetare per ditelindjen 2009 5-lojtare, dy vellezerit Uldedajt, Halili, Kertulaj dhe portieri Bajrakurtaj. KF Shkodra i uron mireseardhjen dhe suksese ne vazhdimesi”