Milos Stojanovic nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Klubi shkodran dhe mbrojtësi serb kanë vendosur që t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre pas dy vitesh.

Stojanovic u mor nga Vllaznia në vitin 2023, kur vetë futbollisti vendosi të largohej Kastrioti. Menjëherë 28-vjeçari u kthye në titullar absolut, duke qenë i rëndësishëm për ekipin kuqeblu.

Përsa i përket sezonit aktual, serbi mori pjesë në 34 ndeshje me Vllazninë. Madje, qendërmbrojtësi ia doli që të gjente edhe rrugën e rrjetës në 3 raste përgjatë 2836 minutave që luajti.

“Pas 2 vitesh bashkëpunimi, mbyllet këtu rrugëtimi i futbollistit Milos Stojanoviç me fanellën kuqeblu. KF Vllaznia e falenderon atë për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme.
Thank you Milos Stojanovic!”- shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.