HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Klasikja' në prag, Vllaznia nuk njeh humbje prej 5 ndeshjesh rradhazi ndaj...

‘Klasikja’ në prag, Vllaznia nuk njeh humbje prej 5 ndeshjesh rradhazi ndaj Tiranës

Nga Endri ÇINARI

Vllaznia do rikthehet do herë të parë në fushë për vitin 2025 në datën 10 janar. Shkodranët do presin në Shkodër, në kuadër të javës së 20-të Tiranën. Me klasiken e Shqipërisë që do luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të premten tjetër në orën 17:00. Kjo ndeshje i gjen skuadrat në humore të ndryshme, duke u bazuar nga renditja në tabelë dhe se çfarë dhuruan në gjysmën e parë të sezonit.

Aktualisht Vllaznia ndodhet në vendin e 3-të të renditjes me 31 pikë. Vetëm 3 më pak se kryesuesit e Dinamos e ndërsa krejt e kundërta ndodh tek Tirana. Me ekipin më të titulluar në vend që po “vuan” këtë edicion. Bardheblutë ndodhen aktualisht në vendin e 8-të me 18 pikë. Pozicion që të dërgon në “play out” të Superiores në fundin e edicionit. Këtë moment “jo” të bardhebluve patjetër që do kërkojë ta shfrytëzojë Vllaznia, raporton shkodrasport.com

Me shkodranët që kanë një dominim ndaj kryeqytetasve në ndeshje e fundit. Kuqeblutë nuk njohin humbje prej 5 ndeshjesh rradhazi në kampionat ndaj Tiranës. Ku gjatë kësaj periudhe numërojnë 2 barazime në shifrat 2-2 dhe 0-0, e po ashtu 3 fitore konkretisht në shifrat 3-4, 3-1 dhe 0-1. Duke treguar një supermaci ndaj bardhebluve gjatë kësaj periudhe.

Fitorja e fundit e Tiranës ndaj Vllaznisë ka ardhur në datën 22.04.2023 në shifrat 0-1. Me ndeshjen që atë periudhë zhvillohej në Shkodër dhe vendosej nga një gol i Kristal Abzajt në minutën e 44-ët të takimit. Që nga ai duel para më shumë se një viti e gjysmë, Tirana nuk njeh fitore ndaj Vllaznisë. Me kuqeblutë që kanë dominuar takimet direkte në klasike./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments